Gjatë javëve të fundit, ka pasur shumë thashetheme sa i përket të ardhmes së mbrojtësit Andreas Christensen.
28-vjeçari ka qenë jashtë fushave për katër muaj shkaku i një shqetësimi në tendinin e Akilit dhe gjatë kësaj periudhe, ai ka humbur rëndësinë që kishte më parë në ekipin e Barcelonës.
Është raportuar se blaugranasit do të synojnë shitjen e reprezentuesit danez verën e ardhshme dhe jo ta rinovojnë kontratën e tij aktuale e cila skadon në 2026.
Kjo edhe për shkak se drejtuesit e klubit po konsiderojnë mundësinë e transferimit të një mbrojtësi të ri për t’i ofruar konkurrencë emrave si Ronald Araujo, Pau Cubarsi, Inigo Martinez dhe Eric Garcia.
Krahas kësaj, gazetari italian Gianluca Di Marzio ka raportuar se Juventusi dhe Interi që të dyja kanë shprehur interesim për transferimin e Christensen.
Barcelona ka pak gjasa që do ta lirojë atë për një çmim të ulët, ani pse ata mund të detyrohen ta bëjnë këtë në rast se nuk i ofrojnë kushte të reja.
Sa i përket lojtarit, ai nuk e ka në plan që të largohet nga Katalonia kështu që situata e tij është mjaft interesante për t’u parë në vazhdim./Telegrafi/
Policia për vrasjen në Dragash: Në vendngjarje s’është vërej...
Trump për raportet me Evropën:Ata më trajtojnë mirë, por kan...
Procesi i rinumërimit përmbyllet plotësisht në 7 komuna
Osmani me familjen Rugova dhe korin diplomatik homazhe tek v...
Rrahje masive afër Ferizajt/ Dy persona theren me thikë, sht...
Shpend Ahmeti deklarohet i pafajshëm lidhur me akuzën se nuk...