Juvnetus ka arritur të shënoj fitore të madhe me rezultat 2-0 ndaj Bolognas në kuadër të xhiros së 33-të në Serie A.
Ndeshja nisi shumë mirë për Zonjën e Vjetër, kur në minutën e dytë David realizoi për epërsinë fillestare, shkruan Arbresh.info.
Ndërsa, Khepren Thuram në minutën e 57-të e dyfishoi rezultatin. Deri në fund nuk ndërroi asgjë dhe Juve arkëtoi tre pikë të reja.
Në këtë ndeshje u paraqit edhe Edon Zhegrova nga minuta e 72-të, por pa ndonjë gol apo asistim.
Me këtë triumf, skuadra e Spallettit është e katërta me 63 pikë, pesë më shumë se Como që po luftojnë për një vend në Ligë të Kampionëve. Kurse Bologna mbetet e teta me 48 sosh.
Sfidën e radhës, Juventusi e luan ndaj Milanit, kurse Bologna takohet me Romën./Arbresh.info
FIFA sjell ndryshime të mëdha për Kupën e Botës 2026
Ngjarje e rëndë në Itali, ndërtesa rrënohet pas shpërthimit ...
KQZ nis Programin e Vëzhguesve Ndërkombëtarë për zgjedhjet e...
Sulmuesi njofton largimin nga Tirana
Votimi në Ambasadën e Kosovës në Hagë përmbyllet me sukses
SHBA i bën thirrje Evropës të fokusohet më shumë në siguri d...