Pas humbjes në Torino nga Sasuolo, këtë të shtunë ka mbërritur një tjetër rezultat zhgënjyes për bardhezinjtë.
Verona ka mundur 2-1 Juventusin falë dy golave të shpejtë të shënuar nga Simeone.
Sulmuesi argjentinas ka shënuar golin e parë në minutën e 11 pas një pakujdesie në mbrojtje të Juventusit.
Tre minuta me vonë, po Xhiovani Simeone, ka shënuar një supergol duke ia vështirësuar akoma më shumë situatën skuadrës së Alegrit.
Juventus u përpoq të reagonte, por edhe në ato pak raste që krijoi, nuk pati saktësinë e duhur apo edhe fatin me vete, si para fundit të pjesës së parë, kur goditja e Dybala u ndal nga traversa.
Në të dytë Verona vijoi të mbrohej mirë, duke luajtur me një mbrojtje të lartë dhe agresive, çka i krijoi shumë vështirësi Juventusit.
Bardhezinjtë arritën të ngushtonin diferencën e golave në minutën e 80’ me anë të Mekkeni, në një nga aksionet e pakta që kishin qartësinë e duhur.
Në minutat e mbetura Juventusi u përpoq të barazonte por nuk kishte qartësinë e duhur për të çarë një mbrojtje të reshtuar mirë të Veronës.
Në fund skuadra e Alegrit ka pësuar humbjen e dytë radhazi përballë një kundërshtari modest duke i dhënë kështu lamtumirën ëndrrave për t’iu rikthyer luftës për titull./tvklan/
Ferizaj: Arrestohet një i dyshuar për dhunim
Osmani viziton familjen e Afrim Bunjakut: Ra në krye të dety...
Ambasadori britanik: Rexhep Qosja, figurë e madhe e historis...
ShBA më serioz së kurrë, 200 avionë luftarake dhe mbi 15 mij...
Oficeri i FSK-së kryen me sukses trajnimin e këmbësorisë, vl...
Rama takon Whitakerin: Prioritet i përbashkët, forcimi i mar...