Juventusi është lëshuar frikshëm në ditët e fundit të afatit kalimtar veror, me drejtorin sportiv Cristiano Giuntoli i cili në pasditen e sotme mbylli blerjet e Nico Gonzalez nga Fiorentina dhe Francisco Conceicao nga Porto.
Dy operacione shumë të rëndësishme që përforcojnë sulmuesin e Thiago Mottas, por Giuntoli nuk do të ndalet me kaq.
Klubi po vazhdon të punojnë për Teun Koopmeiners të Atalantas dhe Jadon Sanchon e Manchester United.
Juventusi ka marrëveshje me holandezin për një kontratë katërvjeçare me opsion për një vit të pestë dhe me një pagë që fillimisht do të jetë prej 4.5 milionë euro.
Juventusi do të vazhdojë të punojë fort për të sjellë mesfushorin në Torino deri në fund të afatit kalimtar dhe nuk do të dorëzohet deri në fund.
Pavarësisht afrimit të Gonzalez dhe Conceicao në krahë, emri i Jadon Sancho është në listën e Juventusit.
Juventus kërkon të mbyllë operacionin si huazim dhe i ka bërë ofertë klubit anglez, ku tani topi është te Manchester Unitedit që do të duhet të vendosë nëse do të pranojë apo jo.
Negociatat për Jadon Sancho mund të lidhen edhe me largimin e Federico Chiesas, i cili pritet të shkojë te Barcelona. /Telegrafi/
Haxhiu deklaron pasurinë, blen banesë 128 mijë euro
OVL e UÇK-së paralajmëron protestë për mosveprim ndaj ligjit...
Shtëpi, banesa dhe kredi/ Pasuria e Abdixhikut mbi 800 mijë ...
Osmani me prona brenda e jashtë vendit, të ardhura nga paga ...
Albin Kurtit i shtrenjtohet qiraja për 100 euro, i bien kurs...
Kosova dhe Shqipëria synojnë të bashkëprodhojnë pajisje usht...