E ardhmja e Marco Verrattit është gjithnjë e më shumë larg Parisit, pas thuajse 6 sezonesh në kryeqytetin francez.
Mesfushori italian ka ndërruar edhe menaxher tashmë dhe Mino Raiola po punon për t’i siguruar një tjetër destinacion.
Fillimisht kartoni i Verrattit i është ofruar Realit dhe Barcelonës, por madrilenët kanë refuzuar, ndërsa katalanët nuk kanë qentë të gatshëm të paguajnë aq sa ofruan edhe sezonin e kaluar.
Gjithsesi në orët e fundit ka dalë në skenë Juventusi, që pas Emre Can, po kërkon një tjetër mesfushor për të kompletuar repartin. Kjo pasi bardhezinjtë po përballen me largimin e Marchisios, por me shumë mundësi edhe të Khedirës, ndërsa para mbrojtjes nuk kanë një alternativë të rëndësishme përveç Miralem Pjaniçit.
Por ajo që mbetet për t’u diskutuar është çmimi i kartonit, pasi PSG-ja vështirë se do të hiqte dorë pa rreth 100 milionë euro, shifër që nga ana tjetër bardhezinjtë nuk duken të gatshëm ta paguajnë.
Bordi i Transparencës cakton çmimet e reja të karburanteve n...
Ylli i madh dëshiron të qëndrojë te Real Madridi pavarësisht...
Nuk zgjidhet i dërguari ndërkombëtar në Bosnje, dështojnë bi...
Lirohet kryetari i Mitrovicës së Veriut, para stacionit poli...
FSK realizon ushtrimin fushor validues “Ujku i Pamposhtur 01...
Haxhiu takon kryeministrin çek, kërkon mbështetje për avanci...