Google ADS

Juventus dhe Lazio ndajnë pikët, përfiton Roma

20:12 | 10 Maj 2025
D.H

Juventus dhe Lazio kanë luajtur baras në ndeshjen e xhiros së 36-të në Serie A.

Ndeshja përfundoi me rezultat 1-1, shkruan Arbresh.info.

Pjesa e parë u mbyllë pa gola. Kurse të parët që realizuan ishin mysafirët që shënuan përmes Kolo Mounait, në minutën e 51-të.

Nëntë më vonë Juve mbeti me 10 lojtarë në fushë pasi me të kuq u ndëshkua Kalulu.

Lazio tentoi ta barazojë rezultatin deri në fund dhe këtë ia arriti në minutën e gjashtë shtesë me një gol të Vecinos.

Pas këtij barazimi dy skuadrat kanë nga 64 pikë dhe ndodhen në pozitën e katërt dhe pestë, ndërsa përfituesja më e madhe e këtij barazimi është Roma e cila me një fitore eventuale nesër kalon në pozitën e katërt.

Takimin e radhës Juventusi e luan ndaj Udineses në shtëpi kurse Lazio udhëton tek Interi./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale