Torino është mposhtur me rezultat të thellë 4 me 0 nga Juventusi në Allinaz.
Kampioni në Serie A vazhdon me fitore duke regjistruar tri pikë tjera mbrëmjen e së shtunës në ndeshjen si nikoqir në Allianz ndaj Torinos, shkruan portali arbresh.info.
Miralem Pjanic, i cili realizoi një gol dhe krijoi një asistim, është lojtari me notën më të lartë të ndeshjes.
Futbollisti boshnjak është vlerësuar me notën më të lartë të mundshme – 10.
Paulo Dybala është vlerësuar gjithashtu me notë të lartë (9.8). Sulmuesi argjentinas ka shënuar dy gola gjatë kësaj ndeshje.
Lojtari me notën më të dobët të ndeshjes është Baselli i Torinos (4.9), i cili largua nga fusha pas dy kartonëve të verdhë./arbresh.info/

Operacion i befasishëm në kufi – Policia e Kosovës kap ar të...
Rritet sërish çmimi i kurbanit në Kosovë
Kapet një kilogram marihuanë në një veturë në Llapushnik, po...
Ndërron jetë gazetari i sportit, Sami Ademi
Goditet rrjeti i trafikut të drogës
Maqedonci në Turqi, diskutohet ndërtimi i industrisë së mbro...