Klubi italian, Juventus raportohet se ka vendosur të vazhdojë bashkëpunimin me trajnerin Luciano Spalletti, pavarësisht nëse skuadra siguron apo jo një vend në Ligën e Kampionëve për sezonin e ardhshëm.
Sipas medieve italiane, marrëveshja mes palëve është arritur pas disa javësh negociatash dhe kontrata e teknikut italian pritet të zgjatet deri në vitin 2028.
Kjo lëvizje tregon qartë se drejtuesit e klubit torinez po ndërtojnë një projekt afatgjatë me Spallettin në krye.
Trajneri toskan mori drejtimin e Juventusit në fund të tetorit, pas largimit të Igor Tudor, duke firmosur fillimisht një marrëveshje deri në fund të këtij sezoni. Megjithatë, puna e tij ka bindur drejtuesit që të vazhdojnë bashkëpunimin.
Zyrtarizimi i rinovimit pritet të bëhet publik në orët në vijim, me gjasë përpara përballjes ndaj Atalanta, në një moment kyç për bardhezinjtë në fundin e sezonit.
LDK hap sonte fushatën zgjedhore në Prishtinë
Lëvizja Vetëvendosje hap sot fushatën zgjedhore në Ferizaj
Albin Kurti sot mban tubim në Hajvali
Nis sot fushata për zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit
Nga Ferizaj nis zyrtarisht fushata e PDK-së
Albin Kurti dhe Xhelal Sveçla mbajnë sot konferencë për medi...