Juventusi është i gatshëm të lansoj një ofertë tjetër të përmirësuar për portierin e Arsenalit, Wojciech Szczesny.
Lexo edhe: Ronaldinho tregoi se është ende mbreti me këtë aftësi që shfaqi ndaj Man Utd (VIDEO)
‘La Gazzetta dello Sport’ pretendon që Juventusi është duke përgatitur për të shtruar në tavolinë një ofertë prej 7 milionë funta për reprezentuesin e Polonisë, transmeton portali arbresh.info.
Kampioni i Italisë e sheh Szczesnyin si një zëvendësues afatgjatë të legjendës së klubit, Gianluigi Buffonit, duke e ditur që ka vetëm edhe 12 muaj në kontratën e tij ne “Topçinjtë”.
Megjithatë, Wojciech Szczesny pritet të shpenzoj sezonin e tij të parë si një zëvendësues i Buffonit, i cili ka vendosur të pensionohet pas Kampionatit Botëror 2018.
Lexo edhe: Dasma e superyllit Lionel Messi, zbulohet lista e të ftuarve
“Topçinjtë” kanë refuzuar ofertën e parë nga “Zonja e Vjetër” prej 4 milionë funta pasi gjigantin londinez thuhet se është duke kërkuar 20 milionë funta./arbresh.info
Bisedime mes SHBA-së dhe Iranit – 20 miliardë dollarë ...
Mister në SHBA, 11 shkencëtarë dhe personel ushtarak të vdek...
Google sjell mënyrën e re të AI në Chrome
Sveçla: Terroristët nuk do t’i ikin përgjegjësisë
Asnjëri kandidat s’i merr votat e mjaftueshme për gjyqtarë n...
Arrestohet një i dyshuar për përfshirje në sulmin terrorist ...