Paulo Dybala shënoi golin e vetëm dhe vendimtar të ndeshjen mbrëmjen e sotme (e martë) mes dy gjigantëve evropian – Manchester United dhe Juventusit.
“Zonja e Vjetër” rrëmbeu tri pikë të plota në takimin e zhvilluar si mysafirë në stadiumin Old Trafford kundër skuadrës së portugezit Jose Mourinhos në kuadër të fazës grupore në UEFA Ligë të Kampionëve, shkruan portali arbresh.info.
Edhe pse së fundmi regjistruan rezultate pozitive duke përmbysur rezultatin ndaj Newcastles dhe duke siguruar barazim ndaj Chelseat, “Djajtë e Kuq” kanë vazhduar sezonin me formë mjaftë të luhatshme duke u mposhtur nga kampioni italian në Serie A me rezultat të ngushtë 0 me 1.
Sulmuesi argjentinas Paulo Dybala realizoi golin e vetëm dhe vendimtar të këtij takimi për t’i siguruar tri pikë të plota në Grupin H skuadrës së tij me golin e shënuar në minutën e 17′ të ndeshjes.
Rasti ishte krijuar nga superylli Cristiano Ronaldo, i cili shënoi rikthimin në Old Trafford për herë të parë pas pesë viteve qysh pas largimit të tij në vitin 2009 nga Manchester United për kalim në Real Madrid.
“Zonja e Vjetër” kishte dominim të plotë të ndeshjes, ndonëse nikoqirët arritën të krijojnë disa shanse të mira gjatë fraksionit të dytë të takimit ndërkohë që Paul Pogba goditi edhe shtyllën në minutat e fundit të takimit.
Skuadra e Max Allegrit tani ka nëntë pikë në Grupin H ku qëndrojnë në krye, ndërsa Manchester United qëndron në pozitën e dytë me vetëm katër pikë./arbresh.info/
Intervenimi në gyp, nesër mbesin pa ujë banorët e lagjes ‘Da...
Iran lëshon breshëri raketash drejt Izraelit, sirena alarmi ...
Serwer: Kush e dëgjon një vend që nuk mund të gjejë presiden...
Trump thotë se “personi i fundit nga i cili kemi nevoj...
Njësitë elitë të policisë në Shqipëri e Greqi, stërvitje të ...
Ylli brazilian i futbollit bën shqiponjën