Juventusi ka fituar 2 me 0 kundër SPAL-it pasditen e sotme (e shtunë), por kjo fitore është arritur me shumë vështirësi nga kampioni italian.
“Zonja e Vjetër” siguroi kreun e tabelës përkohësisht me fitoren kundër SPAL-it të Etrit Berishës që u tregua sensacional në stadiumin Allianz, shkruan portali arbresh.info.
Cristiano Ronaldo ishte lojtari me notën më të lartë të ndeshjes (8.6), ndërsa menjëherë pas tij vjen Etrit Berisha me notën 8.5 që është edhe nota më e lartë te skuadra e tij.
Lartë janë vlerësuar edhe Miralem Pjanic (7.6) si golashënuesi tjetër para Ronaldos dhe Paulo Dybala (8.0) si asistues.
Lojtari me notën më të dobët është mesfushori anësor Jacopo Sala (6.2)./arbresh.info/

Trump drejtuar Marinës Amerikane: Qëlloni çdo anije që vendo...
E premtja ditë zie në Kosovë
Haxhiu për ndarjen nga jeta të Qosjes: Ishte hero i mendjes ...
BE miraton kredinë 90 mld euro për Ukrainën pas heqjes së ve...
IPK rekomandon suspendimin e një polici trafiku në Prishtinë
“Për ne, ai ka qenë gjithmonë hero”: Jeta e Afrim Bunjakut n...