‘Timonieri’ gjerman Jurgen Klopp nuk e ka ndërmend që të rikthehet në Bundesligë, transmeton arbresh.info.
Klopp më parë e ka drejtuar Borussia Dortmundin në Bundesligë derisa tashmë me shumë sukses po e udhëheq Liverpoolin.
Menaxheri i trajnerit Klopp, Marc Kosicke ka thënë se Jurgen Klopp do të vazhdojë të drejtojë Liverpoolin edhe sezonin tjetër.
“Nuk ka asgjë të vërtetë në lidhje me transferimin e Jurgen te Bayern. Ai do të vazhdojë me Liverpool, pasi kërkon të triumfojë në Premier me këtë ekip”, ka thënë ai.
Kloppi konsiderohej si kandidati kryesor për të zëvendësuar Jupp Heynckesin në skuadrën e Bayern Munchen.
Albion Rrahmani realizon gol ndaj Jablonecit
Moti gjatë javës: Ditë me diell, fundjavë me riga shiu
Gjermania fton kryesuesin e KPK-së, në agjendë sundimi i lig...
Zhegrova i pafat, Juventusi barazon me Veronan
Ilire Dauti: Shqipja këtu është në vendin e vet
Aksidenti tragjik në Durrës, Rama: E pangushëllueshme, bashk...