Anthony Joshua është i gatshëm që të takohet me Deontay Wilder, por insiston se ende nuk ka marrë ndonjë ofertë dhe se nuk dëshiron që negociatat të bëhen në rrjete sociale.
Boksieri amerikan, Deontay Wilder kampion në WBC kishte kërkuar luftë me kampionin aktual në IBF dhe WBO, Anthony Joshua.
Ky i fundit insiston se është gati, por thotë se nuk ka marrë asnjë ofertë.
Kështu, ai do t’i bëjë ofertë amerikanit, por do të ketë edhe kushtet e tij.
“Nuk ka asnjë problem nëse Wilder dëshiron të luftojë në fillim të vitit të ardhshëm, por asnjë ofertë nuk më është prezantuar. Do t’i prezantojmë atij një ofertë, dhe të shohim se si ndihet ai për këtë. Nëse ai nuk bën ofertë, atëherë do të bëjmë ne me kushtet e mia”, ka thënë Joshua.
Përfundon dita e parë e bisedimeve për paqe midis Rusisë dhe...
Pse gjyqtari kryqëzoi krahët pasi u alarmua nga Viniciusi pë...
Presidenti izraelit uron Osmanin për 17 shkurtin: Zhvillim p...
Walker për katërshen e UÇK-së: Të pafajshëm – t’i mbajnë lar...
Al-Jazeera raporton për marshin masiv në mbrojtje të ish-kre...
Hulumtimi: ChatGPT nuk është i mirë në bërjen e diagnozave