Spanja luan ndaj Gjermanisë të premten ndeshjen çerekfinale të Euro 2024.
Në një konferencë për media, Joselu ka folur para ndeshjes, shkruan Arbresh.info.
Sulmuesi spanjoll i cila ka luajtur së bashku me Toni Kroosin një sezon shpreson të jetë ndeshja e fundit për ish-bashkëlojtarin e tij tek Reali.
“Shpresojmë që ajo të jetë ndeshja e tij e fundit. Nuk është ndeshje speciale vetëm se ai është këtu. Është çerekfinalja kundër një ekipi të shkëlqyer. Shpresojmë që ta pensionojmë Tonin të premten. Ai ka qenë shok i imi. Kemi folur shumë dhe më ka këshilluar shumë. Ai është shumë i rëndësishëm për Gjermaninë dhe ka qenë i rëndësishëm për kohë të gjatë te Real Madridi. Duhet të jemi të kujdesshëm ndaj tij të premten”, tha Joselu.
Kujtojmë se Toni Kroos ka lajmëruar se do të pensionohet nga futbollit pas përfundimit të Kampionatit Evropian./Arbresh.info
Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsen...
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plago...
Bllokohet përkohësisht qarkullimi në rrugën “Hasan Prishtina...
“Haaland dhe Rodri janë dy nënshkrimet e mia yje”, Riquelme ...
MINT publikon çmimet e reja të derivateve, nafta 1.51 euro p...
Pas rastit të Tivatit, Serbia i hakmerret Malit të Zi –...