Yjet e Manchester United kishin planifikuar të jenë të pranishëm në Twickenham për ndeshjen në NFL, por ata nuk arritën për tu shfaqur aty pas disfatës tronditëse nga Huddersfiledi.
Një numër i madh i lojtarëve të Jose Mourinhos kishin tiketat për ndeshjen ndërmjet Los Angeles Rams dhe Arizona Cardinals në Londër, transmeton portali arbresh.info. Megjithatë, Mourinho ishte i zemëruar nga disfata 2 me 1 në ndeshjen si mysafirë dhe kërkoi nga skuadra e tij të jetë në Carrington qysh në mëngjes.
Ndeshja e fituar 33-0 nga Los Angeles Rams ndaj Cardinals nuk filloi deri në ora 6 pasdite, por lojtarët vendosën kundër udhëtimit pa marrë parasysh orarin.
Skuadra u largua nga stërvitjet në mesditë, por Mourinho ishte ende i zemëruar nga mungesa e dëshirës së tyre në West Yorkishire./arbresh.info/
Trump për Macron: Shumë shpejt do të largohet nga detyra
Kancelari gjerman Merz: Bombardimi i Iranit i kotë, regjimi ...
Skandal në Afrikë: Senegalit i hiqet titulli i Kupës së Afri...
Moti nesër i vranët, temperaturat arrijnë deri në 13°C
Reali e mposht Cityn edhe në “Etihad”, siguron ç...
Tragjedia në Vjenë, raportohet se tre nga viktimat janë nga ...