Trajneri i Manchester United, Jose Mourinho ka shprehur dëshirën e tij për të mbajtur në skuadrën sulmuesin Anthony Martial.
Francezi ka qenë në formë të shkëlqyer së fundmi te “Djajtë e Kuq” duke realizuar pesë gola nga pesë paraqitjet e fundit, përfshirë fitore 2 me 1 në përmbysjen ndaj Bournemouthit, transmeton portali arbresh.info.
Në një deklaratë për ‘Sky Sports’, Mourinho ka lënë të kuptohet se Martial po i afrohet formës së tij më të mirë për momentin dhe do të preferonte që sulmuesi të vazhdonte kontratën e tij me gjigantin në Old Trafford.
“Kur ju arrini atë nivel dhe ju thuajse jeni duke e arritur atë nivel është koha kur ju bëheni një top lojtar. Një gjë është se ai është një top talent, tjetra është se ai është një top lojtar. Kur ai tani është shumë afër për tu bërë një top lojtar, sigurisht se unë do doja që ai të qëndronte”, ka thënë ai.
Martial rrallë ka startuar në një ndeshje në ligë për United gjatë muajve të parë të sezonit, por që nga tetori, ai ka qenë prezent vazhdimisht te klubi brenda të gjitha kompeticioneve.
Marrëveshja aktuale e Martialit përfundon në fund të sezonit, por United ka mundësinë për t’i vazhduar qëndrimin edhe për 12 muaj të tjerë si pasojë e një klauzole të insertuar në marrëveshjen e tij./arbresh.info/
Prestianni mund të humbasë dy ndeshjet e para të Botërorit
Koundé: Vinicius është rivali që më ka bërë të vuaj më shumë
Aksident mes trenit dhe një makine pune në Klinë – një perso...
Homazhe për Servet Pëllumbi, Edi Rama: Si student para profe...
Kurti fton diasporën të regjistrohet për votim nga jashtë
Alarm në Zvicër dhe Francë, identifikohen rastet e para me H...