Duke folur për uebfaqen zyrtare të Chelseas, Jorginho ka treguar se si përfundoi në Itali duke rrëfyer gjithashtu kohët e vështira te Hellas Verona para se t’i ipet kohë te skuadra e parë.
“Një agjent më zbuloi mua në Brazil, prandaj unë u transferova te shkolla e tij dhe shpenzova dy vite aty. Kur isha 15 vjeç, ai aranzhoi një audicion me Hellas Veronan dhe unë isha shumë i mirë”, ka zbuluar Jorginho, transmeton portali arbresh.info.
“Jam takuar me Rafaelin dhe ne jemi bërë shok. I kam thënë atij se kam jetuar me 20 euro për javë. Ai më tha ‘prisni një minutë, diçka nuk ishte në rregull’. Ai bëri një hulumtim dhe kuptoi se agjenti im ishte duke marrë të hollat pa dijeninë time”
“Në atë pikë, unë doja të dorëzohem, isha plotësisht i shkatërruar. I telefonova në shtëpi me lot dhe nëna ime më tha se unë isha afër pjesës së fundit dhe se duhej të rikthehesha”, përfundoi ai./arbresh.info/
Qeveria i propozon Kuvendit tre emra për Këshillin Shtetëror...
Abdixhiku për rikthimin e Osmanit: Po bashkohemi, s’ka që e ...
Trump thotë se s’do ta zgjasë armëpushimin me Iranin
Çitaku: Nuk do ta kisha besuar kurrë se në Kuvend do të kërk...
Haxhiu distancohet nga deklarata e deputetit Geci
Tragjike: Dyshohet për dy të vrarë në Memaliaj