Joao Pedro tek Chelsea punë e kryer, kontrata nënshkruhet gjatë ditës së sotme

09:53 | 1 Korrik 2025
D.H

João Pedro ka kryer me sukses testet mjekësore dhe është zyrtarisht lojtari më i ri i Chelseat, sipas ekspertit të transferimeve Fabrizio Romano.

Sulmuesi 23-vjeçar i është bashkuar “Blues” nga Brighton për një shumë totale prej 60 milionë paund – 55 milionë në formë fikse dhe 5 milionë në bonuse të ndryshme, shkruan Arbresh.info

Kontrata do të jetë afatgjatë, deri në qershorin e vitit 2032, dhe pritet të nënshkruhet sot.

Pedro pritet të largohet nga Brighton pas një aventure dy-vjeçare.

Ai ka luajtur gjithsej 70 ndeshje me këtë klub dhe ka realizuar 30 gola e 10 asistime. Përveç Brightonit, Pedro ka qenë pjesë edhe e Watfordit dhe Fluminenses./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale