Anësori i Manchester Cityt, Jeremy Doku, është gati t’u ofrojë tifozëve një vështrim të rrallë dhe të pafiltruar në jetën e një futbollisti profesionist – dhe kjo nuk ka të bëjë vetëm me pushimet luksoze apo makinat sportive.
Ylli belg ka njoftuar nisjen e kanalit të tij në YouTube, por ndryshe nga përmbajtja e zakonshme e lojtarëve, Doku synon të sjellë realitetin e përditshëm të jetës së një sportisti elitar.
“Në jetën tonë si futbollistë, njerëzit kanë një perceptim të caktuar për mënyrën si është kjo jetë”, deklaroi Doku.
“Kur futbollistët tregojnë jetën e tyre, shpesh shfaqin vetëm anën e bukur: pushimet, paratë, momentet e lumtura. Por kjo është vetëm 10 për qind e realitetit. Ata nuk tregojnë momentet e vështira”.
Përmes videoserive të tij, Doku do të dokumentojë të përditshmen e një futbollisti – nga seancat e hershme të stërvitjes dhe përballja me dëmtimet, deri te emocionet e ndeshjeve të mëdha.
Kanali do të ofrojë gjithashtu pamje nga jeta brenda skuadrës së Manchester Cityt, duke i afruar tifozët me atmosferën dhe shoqërinë që krijohet prapa skenave.
Kjo është një qasje ndryshe nga një prej talenteve më të rinj dhe emocionues të Cityt, i cili dëshiron të tregojë anën njerëzore të futbollit, përtej shkëlqimit që zakonisht shfaqet në rrjetet sociale. /Telegrafi/
Përfshihet nga flakët një automjet në Kaninë, dyshohet për s...
Riquelme synon ta sjellë Kloppin te Real Madridi
Krizë humanitare në Liban, OKB ngre alarmin për 1.4 milionë ...
Çeku dhe Bogujevci presin finalistët e Olimpiadës Kosovë–Shq...
Gjiganti ukrainas ofron afro 1 milion euro për kartonin e Lu...
Në kërkim ndërkombëtar për narkotikë, ekstradohen në Tiranë ...