Mbrëmë janë zhvilluar gjashtë ndeshje në ligën më të fortë të basketbollit në botë.
Houston Rockets kanë arritur të triumfojnë edhe në një ndeshje drejt rrugës për në “paly off” të NBA-s.
“Raketat” kanë triumfuar si mysafirë në palestrën Talking Stick Resort Arena kundër Phoenix Suns me rezultat 118:110, transmeton Telegrafi.
Vetëm periudha e fundit u takoi skuadrës vendase, por që ishte e pamjaftueshme për të përmbysur epërsinë e krijuar në tre çerekët e parë.
Basketbollisti më efikas te kuqebardhët ishte James Harden, i cili realizoi hiq më pak se 44 pikë gjersa u ndihmua me 18 sosh edhe nga Chris Paul.
Te arizonasit më i miri në parket ishte Josh Sackson që realizoi 25 pikë ndërsa dy më pak i shtoi edhe Kelly Oudre Jr.
Pas kësaj, Rockets zë pozitën e pestë të Konferencës Perëndimore gjersa Sunsat janë të fundit në tabelë.
Ndryshe, Houston në takimin e radhës do të luajë kundër Sacramento Kings gjersa Phoenix do të ballafaqohet me Utah Jazz.
Përfshihet nga flakët një automjet në Kaninë, dyshohet për s...
Riquelme synon ta sjellë Kloppin te Real Madridi
Krizë humanitare në Liban, OKB ngre alarmin për 1.4 milionë ...
Çeku dhe Bogujevci presin finalistët e Olimpiadës Kosovë–Shq...
Gjiganti ukrainas ofron afro 1 milion euro për kartonin e Lu...
Në kërkim ndërkombëtar për narkotikë, ekstradohen në Tiranë ...