Neymar është deklaruar i lumtur për fitoren e Brazilit.
Kombëtarja e Brazilit ka mposhtur 2:0 Meksikën në Kupën e Botës për të siguruar kalimin në çerekfinale.
Neymar që realizoi golin e parë për Brazilin, duke folur pas ndeshjes ka përgëzuar për përformancën portierin e Meksikës, Ochoan.
“Ochoa është një portier i madh. Të gjithë i dimë cilësitë e tij. E përgëzoj për lojën e mirë”, ka deklaruar Neymar, raporton Lajmi.net.
“Unë jam brazilian dhe nuk heq dorë asnjëherë, goli erdhi si perceptim i vullnetit dhe lojës”.
“Jam këtu për të fituar. Shpresoj se do të vazhdoj të përmirësohem. E dija se do të kisha nevojë për të kthyer ritmin tim normal. Ndihem shumë mirë tani, jam i lumtur për të gjithë dhe dua të përgëzoj ekipin tim, që po vazhdon të përmirësohet”.
Këta janë 110 kandidatët për deputet nga VV
Gjermania përjashton njohjen e shtetit palestinez në “të ard...
Herolind Shala ndër të ftuarit e Inter Miamit në titullin ka...
‘Zarf i kuq’ në Big Brother VIP Kosova 4
Krimet e luftës, këtë muaj nisin dy procese gjyqësore ndaj 6...
Celta Vigo ia thellon krizën Real Madridit, e mposht midis &...