Mbrojtësi i kombëtares së Shqipërisë, Elseid Hysaj duket mjaft i kënaqur me ekipin e ri dhe me pagën që merr.
21-vjeçari që këtë verë nga Empoli kaloi te Napoli në një intervistë për revistës “E Azzurro”, flet për eksperiencën e tij të re.
“Napoli është një vend mikpritës, siç është vendi im. Jam i lumtur këtu dhe dua të arrij shumë me këtë bluzë. Të luash me ekipin e Maradonës, që e ndiqja kur isha fëmijë, është një ëndërr”, tregon Hysaj.
Përveçse luan me një ekip me histori si Napoli, lojtari i kombëtares shqiptare ka edhe një tjetër fakt për t’u krenuar.
“Jam krenar që jam lojtari më i paguar në historinë e Shqipërisë”, shprehet Hysaj.
Bellingham dhe Huijsen “ringjallen” në Real Madrid pas paraq...
Gjenden eshtra të dy personave në Mitrovicë të Jugut, dyshoh...
Nisin homazhet në nder të ish-kreut të Kuvendit të Shqipëris...
Tetë të vdekur dhe 36 të lënduar nga një zjarr në një qendër...
Përfundon aksioni në Agjencinë Kadastrale
Heshtje nga KEDS dhe Ministria e Ekonomisë, rrezikohet inves...