Guardiola mendon se çdo skuadër që është në çerekfinale, ka shanse për t’i shkuar deri në fund garës në Ligën e Kampionëve.
Liga e Kampionëve do të rikthehet në aksion këtë të marte dhe të mërkurë, me ndeshjet çerekfinale – kurse ato të kthimit do të zhvillohen një javë më pas, shkruan Gazeta Express.
Të martën, do të zbresin në fushë tri skuadra angleze, Manchester City do të ketë punë me Tottenhamin, kurse Liverpooli me Porton.
Para takimit në stadiumin e ri të Tottenhamit, Pep Guardiola është shfaqur në konferencë para gazetarëve.
Në mesin e shumë pyetjeve për ndeshjen e nesërme, nuk kishte se si të mungonte edhe ajo për favoritin në Champions këtë edicion, sidomos pas rënies së Real Madridit – fituesit të tre viteve të fundit.
“Kush është favorit? Të gjitha tetë ekipet që janë pjesëmarrëse, janë kandidate për të fituar”, u përgjigj Guardiola.
Ai më pas foli për kundërshtarin e nesërm, Tottenhamin. Pep kishte vetëm fjalë të mira për ekipin e Mauricio Pochettinos.
“Tottenham nuk është vetëm Harry Kane, klubi në përgjithësi është i fortë. I fortë psiqikisht dhe në aspektin sportiv. Është ekip fantastik, këtë e kam thënë mijëra herë për ata”, deklaroi Guardiola.
UEFA gjobit Fenerbahcen me 10 milionë euro për mashtrim me p...
Musliu: Numri në listë s’ka rëndësi, po përballemi me Albin ...
Presidenti Trump zbarkon në Pekin
Paditet gjykatësi në Spanjë, përdori ChatGPT për të shkruar ...
Alarm në Kaliforni/ 3 persona në spital pasi konsumuan kërpu...
Regjistrimi i votuesve jashtë Kosovës: Mbi 61 mijë aplikime ...