Të kaltrit e Luciano Spallettit vuajtën jo pak ndaj Ukrainës në ‘Bay Arena’ të Leverkusenit, por ia dolën të marrin atë që donin, barazimin 0-0, që u siguroi kualifikimin për “Euro 2024” me 14 pikë, po aq sa ukrainasit, por me avantazhin e përballjeve direkte.
Ukrainasit bëri një ndeshje fantastike, por fati dhe forma e mirë e Donnarummës, nuk lejuan shënimin e golit që do t’i çonte në Gjerman.
Në shtesë pati edhe një pretendim për penallti nga ana e Ukrainës, me Acerbin që ndërhyri ndaj Mudryk brenda zonës, por arbitri spanjoll Manzano urdhëroi vijimin e lojës, teksa episodi pritet të shkaktojë jo pak debat.
E mbyll duke festuar Italia e Spallettit, që pasi dështoi të marrë pjesë në Kupën e Botës një vit më parë, këtë herë siguroi në frymën e fundit një biletë për në Gjermani 2024, ku do të shkojë si kampione në fuqi.
Në sfidën tjetër të grupit, Anglia u ndal në barazim 1-1 në Shkup ndaj Maqedonisë së Veriut, teksa për këta të fundit shënoi shqiptari Enis Bardhi, ndërsa për skuadrën e Southgate riktheu golin e barazimit e realizoi Harry Kane./ss
Haradinaj nga Gjakova: Kosova s’është mirë, duhet bërë më e ...
Çfarë modeli të mbrojtjes gjithëpërfshirëse ka Finlanda, të ...
SPAK është institucioni më i besueshëm, mbi 90% e shqiptarëv...
Arrestohet i dyshuari për vrasjen e djeshme në Prishtinë
Osmani: Një popull që ka fituar lirinë kundër të gjitha gjas...
Ambasadori gjerman në patrullë me trupat e KFOR-it