Ish-portieri i Real Madridit, Keylor Navas është i hapur për t’iu bashkuar Barcelonës, e cila është në kërkim të një portieri pas dëmtimit të Marc-Andre ter Stegen.
Gjermani u dëmtua në ndeshjen e fundjavës ndaj Villarrealit dhe sipas gazetarit Ferran Martinez, Navas do të donte të luante në Nou Camp.
Mesa duket agjenti i tij Jorge Mendes dhe rroga nuk do të jenë problem, ndaj portierin me përvojë mund ta shohin në fanellën e gjigantit katalunas në pjesën e mbetur të sezonit.
37-vjeçari fitoi një numër të madh trofesh me Real Madridin, duke përfshirë tre Liga të Kampionëve, katër tituj të Kupës së Botës dhe titullin e ligës spanjolle.
Navas ka mbetur pa klub që nga fundi i verës, kur i skadoi kontrata me PSG-në, ndërsa më parë ka luajtur për Nottingham Forest, Real Madrid, Levante, Albacete dhe Saprissa, ku ka nisur karrierën.
Ai mbrojti me shumë sukses për kombëtaren e Kosta Rikës dhe bëri 114 paraqitje për këtë ekip të Amerikës Qendrore. /Telegrafi/
Orges Shehi zyrtarisht trajner i Prishtinës
Samiti në Tivat: BE diskuton integrimin gradual të Ballkanit...
Zelenskyy: Rusia po zgjedh sërish luftën, Putin nuk dëshiron...
“Jo 5 mijë veta, por 500 mijë të dalin në shesh nuk mjaftojn...
Rashiq: Regjimi i Vuçiqit është diktaturë, studentët përfaqë...
Yamal merr çmimin e lojtarit më të mirë në La Liga