Agron Mustafi ka pranuar një numër të madh thirrjes pasditen e sotme (e martë) pas daljes në shitje të biletave për ndeshjen Kosovë – Angli.
Edhe pse uebfaqja nga kompnia Tiks App nuk është duke funksionuar, në uebfaqen e të ndryshme janë vendosur në shitje një numër i madh i biletave dhe Agronit shumë persona i janë drejtuar për blerje të biletave në numrin e tij, shkruan portali arbresh.info.
Kjo ka ndodhur pasi çuditërisht numri i ish drejtorit të PTK-së figuron në uebfaqen e njohur Merrjep për shitblerje dhe Agroni ka njoftuar se dikush ka “gabuar” numrin e telefonit dhe e ka vendosur numrin e tij në faqe.
“Brenda 5 minutave, mbi 50 telefonata pranova në lidhje me shitjen e disa biletave të ndeshjes Kosova me Anglinë”, shkruan Mustafa në llogarinë e tij në rrjetin social Facebook.
“Po dua të besoj që dikush e ka gabu nr e telefonit që e ka vendos në merrjep.com e jo qëllimshëm duke e ditur që është nr i im i telefonit”
“Papërgjegjësi totale dhe e turpshme e kujtdo që e ka bërë këtë gjest”
Janë bërë thuajse dy orë që nga dalje në shitje e biletave dhe uebfaqja e kompanisë së lartpërmendur vazhdon të mos në dispozicion./arbresh.info/
Rutte: NATO duhet të rrisë prodhimin e mbrojtjes përballë kë...
Sot viziton Kosovën ministri shqiptar i Mbrojtjes, Ermal Nuf...
Kuvendi mblidhet sot, në rend dite dërgimi i FSK-së në Gaza
Presidentja në detyrë sot bën homazhe në Poklek e Çitakovë
Sot seanca e fundit për rastin e Liridona Ademajt, thuhen fj...
Të premten mot me diell dhe vranësira