Ish-basketbollisti i NBA që tani është në “Hall of Fame”, Tracy McGrady, e komentoi vdekjen e Kobe Bryant, duke treguar se si ky i fundit gjithmonë i kishte thënë se dëshironte të vdiste i ri.
Tracy McGrady, i cili u pensionua nga karriera e tij si basketbollist në vitin 2013, e bëri të ditur këtë deklaratë të Kobe Bryant të hënën, gjatë emisionit “The Jump” të ESPN.
“Kjo tingëllon e çmendur, por Kobe fliste kështu. Ai gjithmonë e thoshte këtë gjë”, i tha 40-vjeçari gazetares së ESPN, Rachel Nichols, e cila dukej e befasuar.
“Ai e thoshte gjithmonë këtë: dua të vdes i ri””, shtoi McGrady, përderisa e fshiu një lot nga faqja.
Bryant, sipas McGradyt, gjithashtu kishte thënë: “Dua të bëhen i pavdekshëm përmes karrierës time. E dini, dua të kem karrierë më të mirë sesa Michael Jordani dhe pastaj dua të vdes i ri”.
McGrady tha se mësoi për vdekjen e Bryant të dielën, përderisa po vallëzonte me vajzën e tij në një event për bashkëshortën e tij.
“Ata erdhën dhe ma dhanë lajmin dhe unë thjesht s’mund ta besoja. Si të gjithë të tjerët, por… jam i shkatërruar”.
Bryant, 41-vjeçar, vdiq të dielën në mëngjes, bashkë me vajzën e tij 13-vjeçare Gianna dhe shtatë persona të tjerë, kur helikopteri u rrëzua në Calabasas të Los Angelesit.
E shtunë me diell dhe vranësira
Sot votohet në përfaqësitë diplomatike të Kosovës në 18 shte...
Përfshihet nga flakët një automjet në Kaninë, dyshohet për s...
Riquelme synon ta sjellë Kloppin te Real Madridi
Krizë humanitare në Liban, OKB ngre alarmin për 1.4 milionë ...
Çeku dhe Bogujevci presin finalistët e Olimpiadës Kosovë–Shq...