Trajneri i Interit, Simone Inzaghi, ka folur për “Sky Sport” në prag të sfidës së kthimit ndaj Bayern Munich, e cila do të zhvillohet nesër mbrëma në “San Siro”, në kuadër të çerekfinaleve të Ligës së Kampionëve.
Kampionët në fuqi të Italisë në duelin kthyes kundër ‘Bavarezëve’ hyjnë me avantazhin prej 2-1, të arritur në ndeshjen e parë të zhvilluar një javë më parë në ‘Allianz Arena’.
Megjithatë, tekniku italian mendon se skuadra e tij nuk duhet të bazohet tek rezultati i lojës së parë.
“Të gjithë e dimë se sa e rëndësishme është kjo ndeshje. Nuk duhet të marrim parasysh rezultatin e ndeshjes së parë, por të nisemi nga paraqitja e shkëlqyer që bëmë në Munich”, ka thënë Inzaghi.
“E dimë se për të kaluar në turin tjetër do të duhet të zhvillojmë një ndeshje të shkëlqyer”, theksoi ai.
Ndeshja mes Interit dhe Bayern Munich fillon në orën 21:00./rtk
Gjendet trupi i pajetë i një gruaje në lumin e fshatit Graba...
KQZ mban sot mbledhje, ky është rendi i ditës
Nesër ndërpritet furnizimi me ujë në Bregun e Diellit
Lando Norris, kampioni i botës në Formula 1
116 për VV-në, Kurti: Me qytetarët drejt një fitoreje edhe m...
Zelensky sytë kah Evropa pasi bisedimet SHBA-Ukrainë përfund...