Interi ka filluar të lëvizë në tregun e transferimeve të janarit.
Pas ardhjes së Rafinhas nga Barcelona dhe Lisandro Lopez nga Benfica, të dy në formë të huazimit.
Transferimi i radhës mund të jetë sulmuesi Sebastian Driussi, aktualisht pjesë e Zanitit, por që nuk po arrin të gjejë hapësirë nën urdhrat e Roberto Mancinit.
21-vjeçari mund të kalojë te klubi nga Milano në formë të shkëmbimit me Ederin, por për këtë të fundit është mundësi edhe Sampdoria, përcjell Telegrafi.
Në 17 paraqitje për klubin rus, Driussi këtë sezon ka shënuar tre gola në kampionat.
Zikaltrit janë duke punuar për të transferuar edhe Javier Pastoren nga Paris Saint Germaini, por edhe për të larguar me këtë rast Gabriel Barbosan.
Vlen të theksohet se klubi nga Milano ende është i kufizuar nga Fair Play Financiar.
Sveçla mban sot konferencë për media
E arritën kualifikimin në Botëror pas 24 vitesh, kjo është l...
Kultivonin kanabis në Prizren, Prokuroria ngre aktakuzë ndaj...
Arrihet marrëveshja, përfundon greva e punëtorëve të sigurim...
Rusia godet Ukrainën: 14 të vrarë,mbi 100 të plagosur
Tri skuadra të njohura të Premier Leagues e kontaktojnë senz...