Milan dhe Inter kanë ndarë pikët në sfidën “Derby della Madonina” në kuadër të xhiros së 23-të në Serie A.
Ndeshja u mbyll me rezultat 1-1 me Interin që i shpëtoi humbjes në momentet e fundit të sfidës, shkruan Arbresh.info.
Pikërisht “Nerrazurrët” e nisën takimi më mirë dhe krijuan raste shënimi.
Madje, shënuan në minutën e shtatë me Dimarcon por goli u anulua. Një tjetër realizim gjyqtari anësor ia mohoi skuadrës së Inzaghit, të cilët e shënoi Lautaro Martinezi në minutën e 33-të.
Interi po krijonte, por një gafë e Calhanoglut në mesfushë i kushtoi shumë, pasi në një kundërsulm të shpejtë Milani shënoi përmes Tijani Reijnders, në fundin e pjesës së parë.
Edhe në pjesën e dytë, Interi vazhdoi ofensivën por assesi të gjente golin.
Zikaltri s’u dorëzuan dhe shtuan sulmet në çastet e fundit dhe më në fund në minutën e tretë shtesë pas një tollovie në mbrojtjen e Milanit, më së miri u gjend de Vrij i cili realizoi për barazim.
Pas këtij goli nuk kishte kohë më dhe derbi përfundoi baras.
Në 22 ndeshje të luajtura, Interi ka 51 pikë dhe është i dyti, kurse Milani ka 35 sosh në pozitën e tetë./Arbresh.info
Ngrihen tarifat e ujit, nga janari faturat më të shtrenjta
Çeku prezanton planin 10-vjeçar për zhvillimin e Çarshisë së...
Numërimi i votave nga përfaqësitë diplomatike shkon në 45%, ...
Tragjedi në Maqedoni: Ndërron jetë 2-vjeçari që u godit me p...
Pejë: Dorëzohet në polici i dyshuari për plagosjen e 22 dhje...
Hetuesja policore në Suedi mori pushim mjekësor, por u zbulu...