Arturo Vidal do të dënohet rëndë për kartonin e kuq të marrë në ndeshjen që Interi e humbi nga Real Madridi me rezultatin 2:0 të mërkurën në kuadër të fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve, ka raportuar “La Gazzetta dello Sport”.
Kiliani u ndëshkua me karton të kuq për reagimet që i pati ndaj gjyqtarit të kësaj ndeshje, Anthony Taylor. Reagimi i Vidalit nuk u ka pëlqyer drejtuesve të klubit, të cilët vlerësojnë se i la shokët e ekipit në një pozitë të vështirë gjatë ndeshjes në shtëpi kundër kampionëve spanjollë. Me humbjen e pësuar nga Reali është futur në presion edhe trajneri Antonio Conte, derisa Interi qëndron pesë pikë prapa kualifikimit në mesin e 1/16 e finales së “Championsit”./koha.net/
Shpërthim me tritol në një banesë në Lezhë, vetëm dëme mater...
Rritet edhe sot çmimi i naftës në Kosovë
MPJD: Janë hapur pikat e votimit në misionet diplomatike e k...
Tre policë sulmohen në Ferizaj
KQZ nis shpërndarjen e materialit zgjedhor për zgjedhjet e 7...
Starmer sulmon FIFA-n: Po bën biznes të fëlliqur në kurriz t...