Real Madrid vazhdon të ndjekë me kujdes çdo zhvillim në merkato dhe një nga objektivat e tij afatgjatë mbetet William Saliba.
Mbrojtësi francez është një futbollist që pëlqehet shumë nga drejtuesit madrilenë dhe profili i tij përputhet në mënyrë perfekte me kërkesat e ekipit, shkruan Arbresh.info.
Në moshën vetëm 24-vjeçare, ai po rritet vazhdimisht dhe tashmë ka fituar përvojë të vlefshme në nivele të larta.
Megjithatë, një transferim drejt “Santiago Bernabéu” mund të hasë në pengesë të madhe.
Sipas gazetarit turk Ekrem Konur, Arsenal ka nisur bisedimet për të rinovuar kontratën e Salibës, e cila skadon në vitin 2027.
🚨🆕#Arsenal 🇫🇷
William Saliba’s contract talks with Arsenal are ongoing.👀Real Madrid and PSG are closely monitoring the situation.
🔺Madrid could move if no long-term deal is reached by 2026.
💰Arsenal’s valuation: around €100M. pic.twitter.com/0t4FfhaLB7
— Ekrem KONUR (@Ekremkonur) September 17, 2025
“Topçinjtë” nuk duan të rrezikojnë që në verën e ardhshme të futen në presion për shitje, sidomos në rast të një oferte të majme. Vlera e mbrojtësit vlerësohet rreth 100 milionë euro.
I pyetur këtë verë nga AFTV Media për të ardhmen e tij, Saliba nuk e përjashtoi mundësinë e rinovimit me skuadrën e Mikel Artetës, ku është një titullar i padiskutueshëm.
“Shpresoj së shpejti”, u shpreh ai për kanalin e tifozëve të Arsenalit.
Shtatlartë, i shpejtë, i sigurt dhe i fortë në duele, Saliba shihet si një profil ideal për të forcuar repartin mbrojtës të Real Madridit.
Ai ofron gjithashtu rrezik në sulm me goditje me kokë, duke qenë një alternativë e shkëlqyer përkrah lojtarëve si Éder Militao dhe Dean Huijsen, dyshja që Xabi Alonso duket se ka zgjedhur për të ardhmen e afërt./Arbresh.info
“Nuk ishte karton i kuq te Gnabi, pësuam edhe gol shkaku i t...
Fatmir Limaj mban sot konferencë të jashtëzakonshme për medi...
Cilat janë të rejat më të fundit mbi bisedimet e paqes Ukrai...
Të arsimuarit po lënë Shqipërinë, emigrojnë 23%, rikthehen 3...
Rriten vdekjet në vendin e punës, 19 viktima nga fillimi i v...
KQZ miraton fletëvotimin për votimin jashtë Kosovës