Inter është në negociata të avancuar me sulmuesin e PSG-së, Edinson Cavani.
Cavani do jetë agjent i lirë në fund të sezonit dhe ka refuzuar mundësinë e rinovimit me gjigantin francez, me dëshirën për një sfidë të re, transmeton portali arbresh.info.
Prioriteti i “Neurazurëve” ishte Dries Mertens, por meqenëse belgu ka vendosur të mos largohet, tërë interesimi i skuadrës së Antonio Conte është rikthyer nga uruguaiani.

Atletico Madrid është duke provuar të transferojë 33-vjeçarin se bashku me Manchester United, por Cavani ende nuk ka kthyer ndonjë përgjigje.
Sipas Sky Sport Italia, Inter është në negociata të avancuara me lojtarin dhe është duke u munduar ta bind të kalojë në “San Siro”.
Këtë sezon, uruguaiani ka shënuar shtatë gola dhe ka ndihmuar me tri asistime, por ka humbur pozitën pasi PSG preferon që sulmi të jetë i ndërtuar nga Mbappe, Neymar dhe Icardi./arbresh.info.
56 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
Kallas: SHBA dhe Evropa duhet të qëndrojnë të bashkuara
Angela Martini rrëfen ‘puthjen’ me Donald Trump dhe divorcin...
Libohova tërheq turistë edhe në dimër, vizitorët kërkojnë të...
Sulm fizik gjatë një ahengu në Leposaviq, viktima dërgohet p...
24 vjet nga lirimi i Albin Kurtit nga burgu i Nishit