Mbrojtësi i Kombëtares së Kosovës, Ilir Krasniqi, është rikthyer te skuadra ukrainase Kolos Kovalivka pas dy paraqitjeve të shkëlqyera me Dardanët.
Krasniqi luajti nga minuta e parë të dy ndeshjeve të tetorit, barazimin 0-0 ndaj Sllovenisë dhe fitoren historike 0-1 ndaj Suedisë, duke qenë ndër lojtarët më të dalluar në fushë.
25-vjeçari, i cili luajti gjithsej tre ndeshje për Kolos gjatë muajit shtator, ka marrë një vlerësim të veçantë me rikthimin te klubi ukrainas.
Ai u shpall lojtari më i mirë i muajit shtator i Kolos Kovalivka, duke treguar formë të lartë dhe ndikim të menjëhershëm në skuadër.
Krasniqi vazhdon të jetë një nga figurat kyçe të mbrojtjes te Kolos dhe Kombëtarja e Kosovës, duke demonstruar stabilitet dhe cilësi në çdo paraqitje. /Telegrafi/
Raportimet se u bastis RTK, Hundozi: 100 % e pavërtetë, nuk ...
Vuçiq pritet në Pallatin Elysee nga Presidenti Macron, flet ...
Djali i Thaçit për Hamzën: Lider me përvojë, vizion dhe inte...
Ora që ndaloi me mbytjen e Titanikut shitet për 1 milion pau...
Policia australiane arreston ‘fallxhoren’ – mash...
Qeveria mban mbledhje elektronike, miraton tri vendime