Ballkani luan ndeshjen e radhës në kuadër të Uefa Conference League, ndaj Astanës me fillim nga ora 16:30.
Në një konferencë për media Ilir Daja ka folur rreth kundërshtarin, shkruan Arbresh.info.
“Astana ka më shumë eksperiencë në kompeticionet Europiane, ka qenë në grupet e Championsit, ka qenë në Europa League, ne jemi për herë të dytë në grupet e Conference League.”, ka thënë Daja.
Ai tha se ndeshja do të jetë shumë e vështirë duke marrë parasysh që janë mysafirë
“Në transfertë e kemi më të vështirë – Astana ka edhe mbështetjen e publikut.”, shtoi trajneri i Ballkanës.
Ai tha se do të luajmë për gjithçka dhe nuk kemi ardhur për tu dorëzuar.
“Ne presim ndeshje të vështirë nesër, por që nuk kemi ardhur të dorëzuar, përtej vështirësive ne do luajmë për gjithçka, do kërkojmë maksimumin.”, tha ndër të tjera Ilir Daja.
Kujtojmë se Ballkani është në vendin e tretë me tri pikë, aq sa ka edhe Dinamo Zagrebi dhe Astana, ndërkohë tabelës i prinë Plzeni me nëntë pikë./Arbresh.info/
Eskalon debati në Big Brother VIP Albania 5
Fshehur në ngarkesën me arra, sekuestrohen 435 kg kokainë në...
Rritja e Nico Paz në Serie A, por edhe emra tjerë nuk mbeten...
Vuçiq thotë se ka pritur më shumë nga Trumpi
Shqipëria s’do ta rrisë çmimin e rrymës më 2026, thotë Karak...
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim