Mauro Icardi ka mbërritur në Appiano Gentile, qendra stërvitore e Inter. Aty ku do të bashkohet me skuadrën pas orës 11:00 në stërvitjen në fushë.
Sulmuesi argjentinas ka mbërritur në të njëjtën kohë me Drejtorin e Deleguar, Beppe Marotta.
Ajo që ka zbuluar “Gazzetta dello Sport” është se Marotta e ka zgjidhur rikthimin e argjentinasit në skuadër me anë të avokatit Nicoletti.
Por, në të vërtetë ka qenë vetë Icardi që i ka kërkuar avokatit të takohet me Marottan për t’i komunikuar vullnetin për t’u kthyer në skuadër pa shiritin e kapitenit.
Mësohet se 26-vjeçari punësoi avokatin Nicoletti në fillim me qëllim që të rimerrte shiritin e kapitenit, por sipas gazetës italiane lojtari ka ndryshuar mendim pas takimin me presidentin Steven Zhang.
Gjithsesi ajo që shikohet si zgjidhja përfundimitare është largimi i tij në fund të këtij sezoni. Kriza e lojtarit me drejtuesit ka marrë fund, ai do kthehet të luajë që të mos bjerë më shumë vlera e tij, por në fund të sezonit argjentinasi do të largohet nga zikaltrit.
E vetmja gjë që mund të ndalojë largimin e tij është nëse nuk vjen ndonjë ofertë e duhur për të. Vetëm kjo do e ndalte largimin e Icardit nga Inter sipas gazetës italiane.
“Koha po mbaron”, Trump kërcënon Iranin
Përfshihet nga zjarri një lokal në Rrugën B, zjarrfikësit në...
27 vjet nga masakra në Rogovë të Hasit
Irani është “praktikisht i pambrojtur” nëse SHBA-ja e sulmon
Plenkoviç: Kroacia nuk do t’i bashkohet Bordit të Paqes
Sot i jepet lamtumira e fundit vogëlushit që vdiq tragjikish...