Prishtina ka fituar ndaj Llapit në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Kupës së Kosovës.
Dueli në “Fadil Vokrri” ka përfunduar në të mirë të kryeqytetasve, me rezultat 2-1, shkruan Gazeta Olle.
Kryetrajneri i Prishtinës, Abdulah Ibrakoviq pas ndeshjes është shprehur i kënaqur me lojën e ekipit të tij.
“Mendoj se ekipi luajti shumë mirë dhe luftoi deri në fund edhe pse mbetëm me një lojtar më pak. Në fund arritëm ta marrim një rezultat të favorshëm në ndeshjen e parë.
Qëllimi i Prishtinës është ta fitojë secilën ndeshje, por po kemi probleme me lëndimet e lojtarëve. Kështu që, falënderoj lojtarët për angazhimin maksimal”, ka thënë Ibrakoviq.
Tifogrupi “Shvercerat” lëshon ultimatum për pronarin e Shkup...
Rama dhe Pajaziti diskutojnë bashkëpunimin mes Prishtinës dh...
Trump: Do diskutoj me Netanyahun për vendosje të trupave tur...
Italia konfirmon ndihmën ushtarake për Kievin edhe në 2026
Përpjekjet e Izraelit për të destabilizuar rajonin po rriten...
Eurodeputeti austriak uron Kurtin: Koha për një qeveri të që...