Prishtina ka pësuar humbjen e dytë radhazi nën drejtimin e trajnerit boshnjak Abdulah Ibrakovic.
Kryeqytetasit janë mposhtur nga Llapi me rezultat 3-2 në një ndeshje dramatike të zhvilluar në Lipjan.
I pari i shtabit teknik të Prishtinës, Abdulah Ibrakovic ka thënë se humbja në këtë sfidë ka ardhur shkaku i mungesave të mëdha që kishte për këtë sfidë.
‘Ishim me hendikep pasi kemi luajtur pa katër apo pesë lojtarë. Arritëm që ta kthejmë rezultatin, por sido që të jetë, mungesat e kanë bërë të veten”.
“Ky grup i lojtarëve duket qartë se është i lodhur pasi prej ndeshjeve të Evropës nuk kanë pasur shumë pushim. Në stinorin pranveror do të mundohemi që të rifreskohemi. Në stinorin vjeshtor do të kthehemi më ndryshe’, ka thënë pas ndeshjes trajneri boshnjak, Ibrakovic.
Prishtina e mbyll stinorin vjeshtor në pozitën e pestë në tabelë me 23 pikë pas 18 xhirove.
Lëndimi i Gonzales ‘goditje’ e madhe për Atletic...
Kurti në Podujevë premton zhvillim ekonomik e mirëqenie për ...
U tranfserua në verë tek Milani, por Rosonerët e vendosin në...
Molotov drejt Kryeministrisë në Tiranë, lëndohen dy policë
Osmani shpreh ngushëllime për vdekjen e Shemit: Kujtimi dhe ...
Muçi vazhdon formën e shkëlqyer, por skuadra e tij mposhtet