Sulmuesi Zlatan Ibrahimovic është tallur duke thënë se ai është “shumë i shtrenjtë” kur është pyetur rreth thashethemeve për një rikthim të mundshëm në Manchester United në muajin janar.
37-vjeçari suedez ka fituar Community Shield, EFL Kupën dhe Evropa Ligën në sezonin e tij debutes në Manchester United para se t’i bashkohet LA Galaxys në mes të edicionin tjetër pas një lëndimi serioz që pësoi në gju, transmeton portali arbresh.info.
Shumë e kanë vendosur emrin e Zlatan Ibrahimovicit si një opsion emergjent për “Djajtë e Kuq” për merkaton e transferimeve të muajit janar derisa Romelu Lukaku vazhdon të ketë probleme në front.
Sulmuesi belg nuk ka shënuar asnjë gol në tetë ndeshjet e tij të fundit për Manchester United, por pritet të jetë pjesë e formacionit startues edhe kur djelmoshat e Jose Mourinhos të përballen me Evertonin këtë vikend.
Lexo edhe: Leo Messi nuk e do startues këtë sulmues në El Clasico
I pyetur rreth ribashkimit me Manchester United, Zlatan Ibrahimovic ka thënë:
“Nuk është qëllimi im. Unë jam këtu, jam i lumtur këtu dhe kam një ndeshje të dielën”
“Ky është i gjithë fokusi im. Dhe me që ra fjala, unë jam shumë i shtrenjtë gjithashtu, prandaj…”

Jose Mourinho i hodhi poshtë spekulimet në lidhje me Ibrahimovicin duke e mbrojtur Romeulu Lukakun para ndeshjes së Manchester United me Evertonin./arbresh.info/
17 intervenime në Prishtinë e Fushë Kosovë nga erërat e fort...
Vjosa Osmani prezanton Albulena Bilallin si kandidate për de...
Zyrtari i Pentagonit: Lufta me Iranin deri tani ka kushtuar ...
Lah Brahimaj nuk garon për deputet në zgjedhjet e 7 qershori...
Ku ndryshon hantavirusi nga COVID-19?
Dhimbje në Deçan, i jepet lamtumira e fundit Rifat Stojkajt