Agjenti i Zlatan Ibrahimovic-it, Mino Raiola është duke punuar që t’ia rinovojë kontratën suedezit me klubin italian.
39-vjeçari nënshkroi kontratë njëvjeçare me “Rosonerët” në gusht, por sipas Corriere dello Sera, lojtari dëshiron të mos pensionohet dhe të vazhdojë të luajë, transmeton portali arbresh.info.
Ibrahimovic u shërua nga koronavirusi para një muaji dhe shënoi dy gola kundër Inter-it në derbin e të shtunës.

Thuhet se Raiola është duke punuar që t’ia rinovojë kontratën Ibrahimovic-it edhe për një edicion, meqenëse lojtari dëshiron pjesëmarrjen në Ligën e Kampionëve, qëllim që synon ta bëjë realitet Milan-i këtë edicion.
Vendimi nuk do merret para verës, por nëse skuadra e Stefano Pioli-t arrin kualifikimin, atëherë çdo gjë mund të ndodhë./arbresh.info.
I ndalet rryma në Klinë, Bedri Hamza kërkon që më 28 dhjetor...
Durmishi: Autostrada e Gjilanit përfundon brenda një viti
Specialja s’ia lejon Salih Mustafës ta vizitojë babën, OVL: ...
Labi e akuzon Jasminën se e shtyu
Ulutash: NATO që dy vite kërkon që sulmuesit e Banjskës të s...
Qindra migrantë mbërrijnë në Kretë