E ardhmja e Zlatan Ibrahimovic do të vazhdojë të jetë tek Manchester United.
Sulmuesi suedez është shumë pranë rikthimit te Djajtë e Kuq. Ibra i cili u largua nga United në Qershor kur i përfundoi edhe kontrata me 20-herë kampionët e Anglisë, sëfundmi pas një bisede që ka patur me trajnerin Jose Mourinho i ka shprehur portugezit dëshirën për tu rikthyer në Old Trafford.
Gjigandi suedez po rikuperohet në kohë rekord nga dëmtimi që pësoi Prillin e kaluar dhe kjo është një nga arsyet kryesore që drejtuesit e Manchester United po rinegocjojnë me Ibrahimovic për të arritur një marrëveshje të re bashkëpunimi.
Stresi kronik mund t’ju ndezë lëkurën: Shkencëtarët zbulojnë...
Vranësira, rreze dielli dhe riga shiu – Parashikimi i ...
Komanda Qendrore e SHBA-së: Bllokada amerikane e porteve ira...
Kaosi në trafik në Prishtinë vazhdon të sfidojë qytetin
Katër këngë të reja nga Nora Istrefi me videoklip
Starmer përshëndet fitoren e Magyar në Hungari: Moment histo...