Ylli i AC Milan, Zlatan Ibrahimvic gjatë kohës kur ishte te LA Galaxy ka kërcënuar bashkëlojtarët se do i vret, nëse ndonjëri do merrte guximin t’i fliste.
Ish lojtari i Barcelonës dhe Manchester United, kaloi dy vite në MLS, pastaj u rikthye përsëri te Milan gjatë afatit të janarit, transmeton portali arbresh.info.
Pavarësisht që shënoi 53 gola në 58 paraqitje, suedezi nuk arriti të fitojë ndonjë trofe.

Ish bashkëlojtari i 38-vjeçarit, Joao Pedro ka zbuluar se pas humbjes ndaj Houston Dynamo, Ibrahimovic nuk është kënaqur me paraqitjen e bashkëlojtarëve, andaj ka kërcënuar se do i vret, nëse ndonjëri prej tyre flet.
“Ai tha ‘Nëse jeni këtu për të shkuar në deti ose në Hollivud, vetëm thoni. Kam 300 milionë euro në bankë, ishull, nuk kam nevojë për këtë gjë. I pari që do me flet, do ta vras'”, deklaroi Pedro.
Ibrahimovic këtë sezon për “Rosonerët” ka shënuar katër gola në 10 paraqitje./arbresh.info.
FIFA sjell ndryshime të mëdha për Kupën e Botës 2026
Ngjarje e rëndë në Itali, ndërtesa rrënohet pas shpërthimit ...
KQZ nis Programin e Vëzhguesve Ndërkombëtarë për zgjedhjet e...
Sulmuesi njofton largimin nga Tirana
Votimi në Ambasadën e Kosovës në Hagë përmbyllet me sukses
SHBA i bën thirrje Evropës të fokusohet më shumë në siguri d...