Zlatan Ibrahimovic ka rënë dakord për një pagë gjysmë më të vogël se ajo që sulmuesi ka fituar sezonin e kaluar vetëm për të qëndruar në Manchester United.
35-vjeçari do të fitoj gjysmën e shumës prej 367 mijë funta në javë që kishte sezonin e kaluar, pas nënshkrimit të kontratës së re një vjeçare, transmeton portali arbresh.info.

Siç raportojnë mediat angleze, lojtari tani ka vendosur lapsin në një kontratë një vjeçare që i siguron atij 180 mijë funta në javë, megjithëse futbollisti mund të sigurojë më shumë miliona përmes bonuseve.
Ibras i është dhënë fanella e vjetër e sulmuesit Wayne Rooney me numër 10.
Ai ka bartur fanellën me numër 9 sezonin e kaluar, por e humbi atë me transferimin e Romelu Lukakut nga Evertoni./arbresh.info/

Ministri grek i Mbrojtjes përfundon takimin me Ramën, në fok...
Alarm në Tokio/19 persona përfundojnë në spital pas përhapje...
Francë: Arrestohet 16-vjeçari i dyshuar për vrasjen e 12-vje...
Rexhepi: Nesër Lugina në këmbë, vijnë kongresistët amerikanë
Kurti flet për prodhimin e municionit në takimin me Odën Kos...
Trump: Paqja me Iranin do jetë një marrëveshje e shkëlqyer o...