Sot, në ditën e fundit të vitit 2025, kampionia olimpike e xhudos, Nora Gjakova, ka vendosur të përfundojë një kapitull të rëndësishëm të jetës së saj, karrierën e saj sportive.
Pas 23 viteve përkushtim, sfidash, humbjesh dhe fitore të paharrueshme, Nora shpreh mirënjohjen më të thellë për rrugëtimin që ka kaluar dhe për gjithçka që ka arritur gjatë këtyre viteve.
Përmes një postimi në rrjetin sociale Facebook, ajo shprehet: “Sot po e përmbyll një kapitull të rëndësishëm që për mua ka qenë e gjithë jeta ime deri tash. Jam rritur dhe kam marrë frymë me sportin e xhudos, dhe ndihem e lumtur që kam jetuar ëndrrën time”.
Nora gjithashtu falënderon të gjithë ata që kanë qenë pjesë e rrugëtimit të saj: familjes për hapat e parë dhe mbështetjen e vazhdueshme, trajnerin e saj, i cili e ngriti deri në titullin më të lartë të Kampiones Olimpike, shokët dhe shoqet e klubit në Pejë për çdo ndeshje dhe përkrahje, shtetin e Kosovës për nderin dhe krenarinë që i dha për të përfaqësuar vendin, si dhe gjithë shqiptarët kudo për mbështetjen gjatë viteve.
“Faleminderit të gjithëve që më keni qëndruar afër,” shkruan tutje Gjakova.
Osmani: Viti 2025 ishte sfidues, 2026 të jetë i bashkëpunimi...
“Paqe, shpresë e harmoni”: Urimi i ambasadorit britanik për ...
Tri pikat që u miratuan në mbledhjen e fundit të qeverisë pë...
‘‘Shprehim mirënjohjen tonë për miqësinë tuaj’’, ambasada am...
Zvicra në prag të Vitit të Ri, ngrica dhe mjegull
Abdixhiku pranon rezultatin zgjedhor: Me kohë e në vendin e ...