Google ADS

Huliganët rusë në Marseille “ishin të përgatitur”

13:47 | 13 Qershor 2016
Arbresh Info

Sipas kryeprokurorit të Marseilles, huliganët rus që sulmuan tifozët anglez ishin trajnuar për këto përleshje.

Marseille ishte pushtuar nga tri ditë dhunë radhazi para ndeshjes ndërmjet Anglisë dhe Rusisë në Kampionatin Evropian 2016, që u zhvillua të shtunën në mbrëmje, shkruan portali arbresh.info.

“Aty ishin mbi 150 tifoz rus që në të vërtetë ishin huliganë”, tha Brice Robin. “Këta njerëz ishin mirë të përgatitur për veprimet e dhunshme”.

Nga 20 personat e arrestuar, gjashtë britanikë, tre francezë dhe një austriak do të shfaqen në gjykatë të hënën./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme