Trajneri i Stoke Cityt, Marh Hughes ka konfirmuar se mesfushori shqiptar Xherdan Shaqiri mund të rikthehet në ndeshjen e ardhshme këtë fundjavë.
25-vjeçari, i cili ka pasur probleme me pulpë të këmbës, pritet të rikthehet në ndeshjen e xhiros së 32 në Premierë Ligë ndaj Liverpoolit që zhvillohet nesër (e shtunë) në stadiumin “Bet365 Stadium” duke filluar nga ora 16:00, shkruan portali arbresh.info.
“Xherdan Shaqiri është stërvitur dhe është një opsion ndaj Liverpoolit”, ka konfirmuar Huges në një konferencë për media para ndeshjes.
Reprezentuesi i Zvicrës nuk ka luajtur për skuadrën anglez qysh pas barazimit 1 me 1 ndaj Manchester United në fund të muajit janar./arbresh.info
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...