Huddersfieldi ia ka shkaktuar disfatën e parë këtë sezon në Premierë Ligë skuadrës së Jose Mourinhos.
Manchester United është mposhtur me rezultat të ngushtë 2 me 1 në ndeshjen e xhiros së nëntë në Premierë Ligë të zhvilluar si mysafirë në stadiumin John Smith nga skuadra e promovuar këtë sezon, shkruan portali arbresh.info.
Sulmuesi qendror Laurent Depoitre është lojtari me notën më të lartë të këtij takimi. 28-vjeçari është vlerësuar me notën 7.6 pas golit të bukur që shënoi në minutën e 33′.
Dyshja e Huddersfieldit, Tommy Smith dhe Aaron Mooy janë vlerësuar gjithashtu me notë të lartë për paraqitjen e mirë në këtë takim (7.5).
Juan Mata është lojtari me notën më të dobët pas gabimit në golin e epërsisë nga mysafirët (5.0)./arbresh.info/

Perez nuk do të jetë i pranishëm në “El Clasico”
OVL e dorëzon në Speciale peticionin kundër ‘‘padrejtësisë q...
Gjyqi ndaj bandës së Laert Haxhisë, Noziy dhe babai i tij pa...
Aksioni në Agjencinë Kadastrale, Prokuroria del me detaje
Simeone sulmoi ashpër drejtorin sportiv të Arsenalit
Bellingham dhe Huijsen “ringjallen” në Real Madrid pas paraq...