Hoffenheim ka arkëtuar tri pikë të arta përball Bayern Munich-ut në raundin e dytë të Bundesligës.
Skuadra vendase ka fituar me rezultat bindës 4 – 1, ndaj kampionit të Evropës, shkruan portali arbresh.info.
Shifrat i zhbllokoi Bicakcic në minutën e 16-të, kurse pas tetë minutave Dabbur dyfishoi rezultatin.
Rezultatin e ngushtoi Joshua Kimmich në minutën e 36-të, rezultat me të cilin skuadrat shkuan në pushime.

Derisa pritej përmbysja gjatë pjesës së dytë, vendasit shënuan edhe dy herë që të arkëtojnë pikët e plota.
Kramaric realizoi dy herë (77′, 90+1′) në portën e Neuer-it që të mbyllin ndeshjen në mënyrën më të mirë.
Pas kësaj fitore, Hoffenheim renditët në pozitën e dytë me gjashtë pikë, derisa Bayern-i në të gjashtën me tri sosh./arbresh.info.
Man City fiton derbin me Arsenalin, gjithçka e hapur për tit...
Rama në Abu Dabi, mesazh solidariteti për Emiratet e Bashkua...
Tensione pas ndeshjes mes Rilindjes dhe Vëllaznimit, dy tifo...
Tragjedi në ShBA, tetë fëmijë të vrarë
45 minuta të zjarrtë në “Etihad”, Donnarumma “fytyrë tragjik...
Kosova hyn në 10 ditët vendimtare për zgjedhjen e presidenti...