Parisi arriti të fitojë Ligën e Kampionëve në histori të klubit, duke e mposhtur Interin me rezultat të thellë 5-0.
Parisienët fuqishëm e nisën ndeshjen duke e mbyllur me epërsi 2-0 pas 45 minutash në ndeshjen që po luhet në “Allianz Arena”, shkruan Arbresh.info.
Fillimisht shënoi në minutën e 12-të, për golin fillestar pas një asistimi nga Doue.
Kurse, Doue shënoi për 2-0 në minutën e 20-të.
Edhe në pjesën e dytë, Parisi luajti më mirë.
Desire Doue ishte realizator i golit të tretë në minutën e 63-të.
Kurse Khvicha Kvaratskhelia shënoi për 4-0, dhjetë minuta më vonë.
Për ta vulosur fitoren e francezëve, shënoi i riu Mayulu në minutën e 87-të.
Pas këtij triumfi, Parisi fiton edhe tripletën e parë në histori, pas një super sezoni ku fitoi Ligue 1 dhe Kupën e Francës./Arbresh.info
Turqit arrijnë në Kosovë, në pritje u del presidenti i FFK-s...
Gjykata Kushtetuese hedh poshtë kërkesa e Albulena Haxhiu pë...
Kërkesa e Presidentes për anëtarët e KQZ-së, Kushtetuesja e ...
Kosova U19 e mposht Turqinë U19
KMDLNJ: Pensionistët e Kosovës janë lënë në harresë nga Qeve...
KB Peja ndahet me trajnerin Damir Milacic