Manchester United nuk lejoi që rivalët e tyre të qytetit të festonin titullin, para syve të tyre duke përmbysur rezultatin nga 0 – 2 në 2 – 3.
Pas një pjesë të parë katastrofale, djajtë e kuq zhvilluan një 45 minutësh të çmendur, duke shënuar tre gola për ta fituar derbin. Paul Pogba dhe Chris Smalling shënuan golat e kësaj fitore madhështore.
Të gjithë janë kureshtarë ta dinë se kush i motivoi futbollistët e United, që të bënin një super paraqitje, por këtë e ka zbuluar mesfushori spanjoll i klubit anglez.
Mesfushori spanjoll, Ander Herrera, ka zbuluar se ishin fjalët e Ashley Young dhe Michale Carrick, që frymëzuan lojtarët për të përmbysur rezultatin.
“Natyrisht djemtë më të vjetër dhe me më shumë përvojë, Ash, Mike ishin në zhveshtore, ata kanë fuqinë në fjalët e tyre, të gjithë po flisnim”, ka deklaruar Herrera, duke u përgjigjur në pyetjen se ku gjetën frymëzimin për të përmbysur Manchester City. /arbresh.info/
Kosova pjesë e Bordit të Paqes, Abdixhiku: LDK i gëzohet kët...
Operacioni “Bregdeti”/ Konfiskohen mbi 76 kg mariuhanë, arr...
Sveçla për anëtarësimin e Kosovës në Bordin e Paqes: Një hap...
Real Madridi thyen rekorde financiare dhe udhëheq renditjen ...
Shqipëria ftohet si anëtare themeluese e Bordit të Paqes, Sp...